Friday, October 18, 2024
HomeLAJME67 efektivë dhe 7 mjete të angazhuar për shuarjen e zjarrit në...

67 efektivë dhe 7 mjete të angazhuar për shuarjen e zjarrit në malin Tole, Krujë

7 efektivë dhe 7 mjete nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe Forcës Tokësore janë angazhuar për shuarjen e vatrës së zjarrit në malin Tole, në zonën e Krastës, në Krujë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot momente nga kjo ndërhyrje, ndërsa informoi se “kjo vatër ishte fikur një ditë më parë, por sot janë aktivizuar vatra të reja”. Peleshi theksoi se në ndihmë të efektivëve ka shkuar edhe një ambulancë. Sipas tij, në zonë ndodhen edhe forca të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit nga Durrësi dhe Kruja si dhe punonjës të administratës vendore dhe vullnetarë. Ministri përsëriti edhe një herë thirrjen drejtuar qytetarëve të bëjnë kujdes me ndezjen e zjarreve dhe të lajmërojnë në kohë për vatrat që evidentojnë, në mënyrë që të parandalohet në kohë përhapja e tyre. Peleshi kujtoi se ligji parashikon dënim për ata që ndezin qëllimisht zjarre

https://ata.gov.al/2022/07/06/peleshi-67-efektive-dhe-7-mjete-te-angazhuar-per-shuarjen-e-zjarrit-ne-malin-tole-kruje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments