“Deri më 13 tetor të këtij viti, janë lëshuar 69 licensa me vlerë 103 milionë euro, duke përfshirë armë me vlerë 840,000 euro”, tha Ministria Gjermane e Ekonomisë.
Kjo do të thotë se vlera e eksporteve të autorizuara për Turqinë i ka kaluar 100 milionë euro – për herë të parë që nga viti 2011.
Eksportet me vlerë 101,1 milion euro janë llogaritur nga eksportet për projekte të përbashkëta me vendet e tjera.
“Megjithatë, një numër eksportesh nuk janë përfshirë ende në statistika”, sipas ministrit të Ekonomisë Robert Habeck.
Në një letër drejtuar ligjvënësve në shtator, Habeck tha se Këshilli Federal i Sigurisë kishte autorizuar kompanitë “Thyssenkrupp Marine Systems” dhe “Atlas Elektronik” të eksportonin 28 silurë Seahake, përfshirë aksesorë dhe pjesë këmbimi me vlerë 156 milionë euro.
Komiteti, i cili kryesohet nga kancelari Olaf Scholz, dha gjithashtu dritën jeshile për dorëzimin e 101 raketave nga prodhuesi gjerman MBDA, vlera e të cilave nuk u bë e ditur.
Scholz do të takohet sot pasdite me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll për bisedime ludhur me eksportet e mbrojtjes.
Gjatë vizitës së tij në Berlin një vit më parë, Erdogan e bëri të qartë se do të dëshironte të shihte një bashkëpunim më të fortë të rinovuar në sektorin e mbrojtjes.