Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Po ashtu, u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.
Vendimi ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e “Qendrës historike” të qytetit të Elbasanit dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi që hyn fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Po në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave në bazë të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, vendosi deklarimin pasuri kulturore të “Zonave arkeologjike “A” dhe “B”” të qytetit të Elbasanit, sipas hartës së zonifikimit dhe koordinatave gjeografike.
Qeveria miratoi edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave dhe ngarkoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale, në përputhje me ligjin.
Vendimi edhe në këtë rast ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e qendrës historike dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa shfuqizohet vendimi i vitit 2019 “Për miratimin e zonës arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj”.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.