Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 18 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 18 Tetor 2024

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta  në të gjithë Republikën e Kosovës; POR pas – mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje të pakta shiu në skajin verior. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë  territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur; nga vlera minimale 6°C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 21°CGjakovë. Era do të fryjë mesatare; POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat jugore dhe juperëndimore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite KUR pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorn e republikës së MV duke sjellë rrebeshe shiu në jugperëndim të MV; Përsa i përket: Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja deri në 23°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në  40 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa Qëndrore MBETEN nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi ere. Gjithashtu; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; si edhe stuhi afat-shkurta ere NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në; gadishullin Skandinav; ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës Lindore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments