Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEBerat, disa herë më shumë turistë se maj-qershori i vitit të kaluar

Berat, disa herë më shumë turistë se maj-qershori i vitit të kaluar

Dy muajt e parë të sezonit veror kanë rezultuar të suksesshëm për Qendrën Kombëtare të Muzeumeve, Berat. Shifrat konfirmuan pritshmërinë e autoriteteve. Ato tregojnë rritje të interesit të vizitorëve, veçanërisht për Muzeun e Ikonografisë Onufri dhe Muzeun Etnografik. Vetëm në 2 muajt e parë të sezonit veror, muzetë e Qendrës Muzeore Berat u vizituan nga 11651 vizitorë vendas dhe të huaj që rezulton të jetë disa herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2021). Gjithashtu në rritje është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj për periudhën 6 mujore Janar – Qershor, që arriti në gjithsej 16204 vizitorë. Një nga më të preferuarit e turistëve mbetet Muzeu i Ikonografisë Onufri. Sic raporton QKM Berat, vizitorët janë nga më të ndryshmit, grupe turistësh të huaj, vizitorë vendas, të organizuar në grupe ose jo, por edhe si rasti i Alex Eric e Sara, shqiptarë të lindur në SHBA, që vinin për herë të parë në Shqipëri dhe bënë një ndalesë në qytetin e origjinës së familjes. Disa ditë më parë, Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat u vizitua edhe nga Maximilien Durand, Drejtor i Departamentit të 9-të të “Arteve të Bizantit dhe të krishtërimit të Lindjes” në Muzeun e Luvrit, Paris

https://ata.gov.al/2022/07/06/berat-disa-here-me-shume-turiste-se-maj-qershori-i-vitit-te-kaluar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments