Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALE3.2 milionë euro për përmirësimin e standardeve të produkteve tipike

3.2 milionë euro për përmirësimin e standardeve të produkteve tipike

Në një vizitë në institutin CIHEAM Bari (Qendra Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Mesdhetare Agronomike) në Itali, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca mori konfirmimin për financimin e projektit të ri të Sigurisë Ushqimore, me vlerë 3.2 milionë euro. Projekti mbështet Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në përpunimin e produkteve tipike vendase me standarde të përmirësuara të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Ndërsa synon të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të zinxhirit të vlerës për prodhuesit vendorë dhe sigurinë ushqimore të prodhuesve lokalë. Ministrja Krifca ka ndjekur nga afër dhe ekipet që po trajnohen për funksionimin e strukturës së re me standarde europiane në pikën e inspektimit kufitar në Durrës, një investim me pajisje të reja efektive për laboratorin fitosanitar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës. Me ndihmën e CIHEAM në fund të këtij viti, Shqipëria bëhet vendi i parë jo pjesë e BE-së që do të përafroj legjislacionin e bujqësise organike të BE. Shqipëria është anëtare e CIHEAM prej 30 vitesh ku krahas projekteve mbështetëse shërben dhe si institut edukimi shkencor për të rinjtë shqiptarë ku vetëm në 15 vitet e fundit janë dhjetëra student të diplomuar dhe qindra të trajnuar në fushat e agronomisë, ekonomisë agrare, sigurisë ushqimore, analizave laboratorike, certifikimit organik dhe ekonomisë

https://ata.gov.al/2022/07/06/krifca-3-2-milione-euro-per-permiresimin-e-standardeve-te-produkteve-tipike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ