Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,10 Tetor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,10 Tetor 2024

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta  në të gjithë Republikën e Kosovës; POR pas – mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për momente me pika shiu. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin përmirësim të theksuar të motit në të gjithë  territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur; nga vlera minimale 9°C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 25°CGjakovë. Era do të fryjë mesatare; POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite KUR pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorn e republikës së MV POR nuk priten reshje. Përsa i përket: Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur; nga 9°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në  40 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në Ishujt Britanikë; vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu; reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje të dendura shiu parashikohet të jetë gadishulli Skandinav si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore NDERSA kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik; gadishullin e Ballkanit si edhe në të gjithë Europën Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments