Sunday, October 27, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë, 7 Tetor  2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 7 Tetor  2024

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara priten në  zonat kufitare me Shqipërinë;. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten maksimumet duke  luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIOR

Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së hënë;  do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e MV. Kjo situatë do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohëshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR mbeten kostante maksimumet duke  luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Ohër deri në 21°C vlera më e lartë në Shkup. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior.

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në  gadishullin Skandinav dhe ishujt Britanikë duke bërë që vranesirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe përmbytje lokale. PO ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të perfshihen nga vranësira dhe shira konvektivë NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments