Gjatë kësaj periudhe drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore është duke punuar në rehabilitimin e banesave karakteristike të kategorisë së parë. Sipas kreut të këtij institucioni Ardis Duka këto ndërhyrje do të vijojnë edhe në muajt në vijim në objektet e kultit, të cilat kanë nevojë të mirëmbahen dhe restaurohen.

Ndërkohë specialistë të DRTK-së kanë kryer ndërhyrje edhe në lagje të ndryshme të qytetit ku kanë restauruar 13 porta të banesave të kategorisë së parë e të dytë. Duka bëri me dije se ndërhyrjet dhe bashkëpunimet me poseduesit e banesave  do të vazhdojnë pasi këto banesa janë edhe në funksion të turizmit.

Qyteti i Gjirokastrës ka rreth 400 objekte me statusin monument kulture ,të cilat kohët e fundit po i nënshtrohen rehabilitimit për të mos humbur vlerat që ato mbartin.