Masat ajrore të paqëndrueshme; do të sjellin vranësira të dendura; në pjesën më të madhe të Kosovës; KU hera herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu; më të mundëshme në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore; Pjesa e dytë e ditës; do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë republikën e Kosovës; Do të mbeten zonat Jugperëndimore disi më problematike nga rrebeshet e shiut; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi JUGOR.
Vranësirat dhe shirat do të mbizotërojnë në të gjithë Republikën e MV; KU më të theksuara reshjet do të jenë përgjatë zonave në shtrirjen perëndimore dhe veriperëndimore të territorit të MV duke bërë që hërë pas here të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes; të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur; Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët e shënuar në Gostivar e Kërcovë deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht; JUGOR.
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veriperëndim dhe jugperëndim të kontinentit; do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; ishujt Britanikë si edhe gadishullin Iberik; Po ashtu; kalimi i një sistemi frontal nga gadishulli Apenin drejt gadishullit të Ballkanit do të sjellë në këto rajone; vranësira të dendura dhe shira me intensitet të lartë duke sjellë përmbytje në shumë zona NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante përkatësisht në; Europën Veriore, pjesërisht në Europën Qëndrore si edhe brigjet e Detit të Zi.