Kështjella e Argjirosë edhe në këto ditë shtatori vijon të mirëpresim turistë nga mbarë bota. Numri i vizitorëve që vizitojnë këtë monument është në rritje çdo ditë. Janë të shumtë ata turistë ,të cilët vijnë për të parë nga afër bukuritë ,historinë dhe të shprehin opinionin e tyre për ato ç’ka Gjirokastra ofron.

“Jam nga Brazili dhe vij për herë të parë në këtë qytet. Është një vend shumë mbresëlënës dhe po vizitojmë çdo ambient të kalasë për tu njohur me historinë e saj interesante. Kam ardhur së bashku me bashkëshortin tim dhe disa miq”, tha një turiste.

“Unë vij nga Belgjika dhe kam zgjedhur së bashku me të fejuarën time të vizitojmë kalanë. Kemi parë për këtë vend në internet dhe zgjodhëm ta vizitojmë nga afër pasi është vërtet e mrekullueshme. Do të qëndrojmë dy ditë”, u shpreh një turist.

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës së bashku me kalanë dhe atraksionet e tjera që ka mbetet një ndër destinacionet më tërheqëse për tu vizituar nga grupe vendase dhe të huaja turistësh.