Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 39.2 miliardë lekë.
Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë paraprakë, këto të ardhura rezultojnë 1.7 miliardë lekë, ose 4.1% më pak se 8-mujori 2023.
Po ashtu, ato ishin dhe 2.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se plani i 8-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.