Masat ajrore të paqëndrueshme; do të sjellin vranësira të dendura; në pjesën më të madhe të Kosovës; KU hera herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu; më të mundshme në zonat Jugore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmriësim të lëhtë të motit dukë bërë që pjesa më e madhe e Kosovës të dominohet nga kthjellime dhe vraneisra të shpeshta POR pa reshje. Mbeten zonat veriore dhe verilindore me vranësira dhe reshje të pakta dhe të izoluara; Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi VERIOR.
Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në të gjithë Republikën e MV; KU më të theksuara reshjet do të paraqiten përgjatë zonave në veri dhe veriperëndim të territorit të MV pasi shirat do të jenë në formë shtrëngate. Parashokohet që; orët e pasdites; do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV ; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të du vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 8°C vlera më e ulët e shënuar në Gostivar e Kërcovë deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht; VERIOR..
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në rajonin e Mesdheut; do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; gadishullin Apenin; gadishulli e Ballkanit si edhe Europën Juglindore; Po ashtu; ishujt Britanikë dhe Europa Lindore; do të paraqiten me vranësira konvektive; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante përkatësisht në; Europën Veriore si edhe rajonin e Balltikut.