Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi sot projektligjin, “Për aktivitetet e turizmit detar”, në cilësinë e komisionit përgjegjës.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello tha se, “ndryshimet ligjore kanë për qëllim lehtësimin e procedurave në ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar dhe synojnë lehtësimin e procedurave për certifikimin e operatorëve duke hequr disa barriera të panevojshme në mbështetje të zhvillimi të qendrueshëm të turizmit detar, duke mos cënuar cilësinë dhe standardet në ofrimin e këtij shërbimi dhe sigurinë e turistëve”.
Bello bëri me dije se, tashmë sezoni turistik në Shqipëri, paralelisht me shtimin e turistëve ka shënuar dhe një zgjatje të sezonit turistik, duke u shtrirë në kohë. Gjithashtu vijoj ajo, vihet re se, janë shtuar edhe aktivitetet e turizmit detar, si një oferte e shtuar e paketave turistike.
Duke u ndalur tek statistikat, Bello tha se në vitin 2021 ishin më pak se 10 operatorë detar sot janë 166 operatorë të turizmit detar të certifikuar nga MTM me një numër të konsiderueshëm prej 396 mjetesh. Ndërkohë që vetëm në 2024, kemi 58 operatorë detar të certifikuar.
Ajo tha se, MTM ka rritur sensibilizimin ndaj operatorëve për tu certifikuar, ku padyshim ka pasur dhe nga to subjekete që nuk kanë qënë të pajisur me certifikatë.
Bello vuri në dukje se, në ndryshimet ligjore është parashikuar të hiqen disa kritere si ajo për arsimimin dhe gjuhën e huaj.
“Ndryshimi konsiton në shkëputjen e operatorit turistik nga operatori për aktivitete detare pasi kanë objekt të ndryshëm veprimtarie në fushën e turizmit dhe shfuqizimi i licensimit pranë QKB, duke i hapur rrugë ushtrimit të aktivitetit të operator vetem me procesin e certifikimit”, u shpreh Bello.