Ky shtator nuk do të sjellë mot të freskët. Sipas meteorologut Hakil Osmani i cili ishte i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, 10-ditëshi i parë i vjeshtës vijon me temperatura në 36 gradë. Pas kësaj, pritet një rënie e lehtë por sërish vlerat do të jenë mbi optimalet. Hakil Osmani: 10-ditëshi i parë do të jetë me temperatura të larta, 36 gradë Celsius. 10-ditëshi i dytë, 10-ditëshi i tretë do t’i kenë temperaturat më të ulëta, do të jenë disi më të pranueshme por sërish mbeten më të larta sesa vlerat normale kështu që do të vijojmë të kemi temperatura më të larta në vendin tonë. Duhet të jenë në vlerën rreth 27.6 gradë Celsius… Aldo: Por në fakt janë? Hakil Osmani: Këtë javë janë 36 gradë Celsius, 9 gradë më shumë sesa vlera normale, janë shumë sepse nuk është vetëm ky muaj, të paktën të gjithë muajt e vitit 2024 kanë qenë me temperatura shumë më të larta sesa vlerat normale. Në orët e pasdites priten rrebeshe shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore nuk do të preket prej tyre. Megjithatë, këtë muaj priten disa episode shiu që do të shtrihen në të gjithë vendin. Sa i përket vjeshtës në tërësi, do të jetë një stinë me temperatura më të larta se normalja që do të vijojnë dhe në dimër, sipas sinjaleve. “Nëse flasim për një normalizim, nuk ka sinjale që të kemi normalizim të temperaturave të ajrit. Edhe në dimër, sinjalet janë që të kemi ditë që do të sjellin temperatura më të larta. Do të kemi vjeshtë e fund vjeshte që do të jenë 4 apo 5 gradë më të larta”, përfundon meteorologu.
Home PARASHIKIMI MOTIT Vapa nuk ikën me gushtin, meteorologu: Vjeshta s’ka sinjale për normalizim, në...