Grupi i njohur suedez i pop-it, ABBA është ankuar pasi muzika e tyre është përdorur pa autorizim për të promovuar fushatën presidenciale të Donald Trump.
ABBA ka kërkuar që fushata të heqë menjëherë videot që paraqesin përdorimin “e paautorizuar” të këngëve të tyre hit, përfshirë “The Winner Takes It All” dhe “Dancing Queen” në një tubim të fundit, që po shpërndahen edhe në internet.
ABBA-t janë të fundit në listën e yjeve të muzikës, përfshirë ”Foo Fighters” dhe Celine Dion, të cilët kanë protestuar kundër Trump që përdor muzikën e tyre si pjesë e fushatës.
Një deklaratë në emër të ABBA-ve thuhet se ”ABBA ka zbuluar kohët e fundit përdorimin e paautorizuar të muzikës dhe videove të tyre në një takim të Trump”.
”Si rezultat, ABBA dhe përfaqësuesi i saj kanë kërkuar menjëherë heqjen dhe fshirjen e një përmbajtjeje të tillë. Asnjë kërkesë nuk është pranuar, prandaj nuk është dhënë asnjë leje apo licencë”, shtohej në deklaratë.