Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë kanë sjellë një rritje të rasteve drejtuar urgjencave spitalore dhe asaj kombëtare 127. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se Njësia e Koordinimit e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore ka pritur 124 694 thirrje në numrin 127 gjatë këtij sezoni turistik, ose 17 350 thirrje më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sipas mjekëve, kanë qenë të moshuarit ata që kanë shfaqur probleme shëndetësore, shumica gjendje dobësie. Po ashtu, drejt urgjencave spitalore janë paraqitur edhe te sëmurët kronikë me probleme kardiake, diabet apo hipertension. Bluzat e bardha apelojnë për kujdes dhe të shmanget dalja e të moshuarve si dhe fëmijët.