Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Irani: Synojmë rijetësimin e marrëveshjes bërthamore të Vjenës

 Irani: Synojmë rijetësimin e marrëveshjes bërthamore të Vjenës

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po planifikon një afrim me Perëndimin përballë sanksioneve ndërkombëtare dhe izolimit politik.

“Ministria e tij do të përpiqet të kapërcejë tensionet me Uashingtonin dhe të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane”, tha diplomati 61-vjeçar për agjencinë shtetërore të lajmeve ISNA pasi u konfirmua në detyrë.

Megjithatë, ai i bëri thirrje Perëndimit të braktisë “qëndrimin armiqësor” për të punuar drejt rijetësimit të marrëveshjes bërthamore të Vjenës të vitit 2015.

Araghchi shërbeu si ambasador në Finlandë dhe Japoni. Më vonë ai shërbeu si zëvendësministër i Jashtëm nën drejtimin e ish-presidentit Hassan Rowhani dhe luajti një rol kyç në negociatat bërthamore.

Ai shihet si një mbrojtës i marrëdhënieve të mira me Perëndimin dhe i një dialogu të drejtpërdrejtë, megjithëse kritik, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomati ka të ngjarë të vazhdojë mbështetjen e Iranit për grupet militante në luftën kundër rivalit të tyre prej kohësh, Izraelit.

Negociatat për të rijetësuar marrrëveshjen bërthamore kanë ngecur për më shumë se dy vjet.

Pothuajse një dekadë më parë, Teherani ra dakord të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të OKB-së, të cilat kishin ndikime të rëndësishme në eksportet e naftës dhe sektorin bankar të Iranit.

Qëllimi kryesor i paktit ishte parandalimi i prodhimit të armëve bërthamore nga Irani.

Megjithatë, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja nën drejtimin e Donald Trump në 2018, Irani filloi të shpërfillte gradualisht angazhimet e tij. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments