Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga pastrimi i zonës së pyllit të Vilunit në Shkodër. Kumbaro u shpreh se, ekipet e pastrimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe stafi i Bashkisë Shkodër, përveç bregdetit, kanë pastruar edhe zonën e pyllit të Vilunit. Pastrimi është pjesë e një aksioni masiv pastrimi që do të vijojë në të gjithë zonën e Velipojës dhe Baks Rrjoll, theksoi Kumbaro.