Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPanele diellore për ndriçimin rrugor

Panele diellore për ndriçimin rrugor

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për përmirësimin e sinjalistikës në akset e Rajonit Verior dhe Qendër Lindje.  Në dokumentet e tenderit specifikohej se përfshirja e ndriçimit me sistem fotovoltaik është një risi për sigurinë rrugore.

Kontrata për rajonin Qendër lindje përfshin ndërhyrjen në aksin Qafë Plloçë – Korçë dhe Korçë – Dogana Kapshticë. Në këto akse parashikohet të instalohen 108 shtylla ndriçimi me sistem fotovoltaik. Vlera e kontratës për këto ndërhyrje, shoqëruar edhe me vijëzimin është 83.71 mln lekë. 
Kontrata e dytë për Rajonin Verior përfshin akset Rreps – Gjegjan – K. Hadroj, Lezhë – Fishtë – Vau Dejës, Shkodër – Hani Hotit dhe Tamarë – Vermosh, Vermosh – Doganë. Vlera e saj është 174.6 mln lekë. Për këtë rajon, instalimi i shtyllave të ndriçimit me sistem fotovoltaik është parashikuar në kryqëzimet e rrezikshme: Blinisht/Fishtë, Gjadër/Kodhel, Bushat dhe ai Pukës.

Investimi në ndriçim led, me sistem fotovoltaik shmang mirëmbajtjen e kushtueshme si dhe problemet e furnizimit me energji elektrike apo të dëmtimeve të mundshme. Ky ndriçim do të jetë tërësisht i pavarur nga rrjeti, pasi sigurohet nga energjia diellore, nëpërmjet paneleve fotovoltaike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments