Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREItalia, më shumë avokatë se sa hidraulikë

Italia, më shumë avokatë se sa hidraulikë

Numri i përgjithshëm i profesioneve artizanale në Itali vijon të bjerë. ”Fjala është për persona që kryejnë një veprimtari artizanale kryesisht me dorë”, shkruan adnkronos.com. Nëse në vitin 2012 kishte 1 867 000 njësi, ndërsa në vitin 2023 numri ra me gati 410 mijë subjekte. Vetëm vitin e fundit numri ra me 73 000. Tani numri i përgjithshëm është afër 1 457 000. Në këto 11 vjet Italia ka qenë dëshmitare e një rënieje vertikale të artizanatit. Sipas konsumatorëve ”nëse kjo prirje nuk ndryshon nuk mund të përjashtohet mundësia që brenda 10 viteve do të jetë shumë e vështirë të gjejmë një hidraulik, një bravandreqës, një elektricist ose një montues dritaresh, të aftë për të kryer një operacion riparimi/mirëmbajtjeje në shtëpitë e tyre ose në vendin ku ata punojnë”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments