Niveli i arkëtimit të ujit rritje me 7 %, gjatë 7-mujorit 2024

0
2

Niveli i arkëtimit të të ardhurave në sektorin e ujësjellës kanalizimeve gjatë 7-mujorit u rrit me 7%, duke shkuar në 68.5% nga 61.5% që ishte në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Riorganizimi i shoqërive të ujësjellës kanalizimeve , process ky që nisi në qershor të vitit 2022 erdhi si nevojë pas detyrimeve financiare të prapambetura që shoqëritë krijuan ndër vite teksa ishin në dorë të pushtetit lokal.

Me reformën e re, qeveria shkriu 46 drejtori të ujësjellësve të vendit. Në total u lanë vetëm 15 drejtori qendrore, ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zotëron jo më pak se 51 % të aksioneve me të drejta vote.

Qëllimi kryesor i kësaj reforme ishte përmirësimi i shërbimit, duke ofruar ujë 24 orë si dhe shëndoshja financiare e të gjitha kompanive që u krijuan.