Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVARohde : Hapja e Urës së Ibrit të bëhet përmes dialogut

Rohde : Hapja e Urës së Ibrit të bëhet përmes dialogut

 Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania i jep mbështetje të plotë deklaratave të Boris Ruge, Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në platformën X, Rohde ka shkruar se Gjermania po bën pjesën e saj në KFOR nga fillimi duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

“Mbështetje e plotë për të gjitha aspektet që përmend @RugeBoris. Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetjen e @NATO_KFOR-it që nga fillimi i saj, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, ka thënë ai.

“Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara” ka shkruar Rohde ku edhe ka shpërndarë deklaratën e Ruge në të cilën ka thënë se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog”, ka shtuar Rohde.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments