“RiniaSarande.com” është platforma më e re që sjell çdo informacion të nevojshëm për të rinjtë e Sarandës, të cilët dëshirojnë të informohen për bursa, grante studimi online, njoftime për mundësi punësimi, konferenca, aktvitete si dhe njoftime për trajnime me fokus rininë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informoi se, platforma e krijuar nga të rinjtë i kushtohet të rinjve në kuadër të projektit “Në duar të sigurta” – Forumi Tematik Rinor-Sarandë.
“Rinia.Sarande ofron një udhërrëfyes të vërtetë drejt mundësive reale për të rinjtë e qytetit”, tha Denaj.
Sipas saj, kjo platformë është krijuar nga shoqata “Liburnetik”, në partneritet me bashkinë Sarandë, në kuadër të projektit ReLoAd, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Platforma do të shërbejë në të ardhmen si udhërrëfyes për programet dhe aktivitetet që do të organizohen në qendrën rinore në Sarandë.