Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMCertifikatë të kalibrimit nga Laboratorët e Masës, Volumeve dhe Presionit që njihen...

Certifikatë të kalibrimit nga Laboratorët e Masës, Volumeve dhe Presionit që njihen në botë

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është në pararojë të përmirësimit të sistemit kombëtar të metrologjisë, duke e harmonizuar atë me standardet evropiane. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se, “këtë vit mbas auditimit nga ekspertët ndërkombëtarë, DPM-së i është ridhënë besimi dhe kompetenca e lëshimit të certifikatave të kalibrimit nga Laboratorët e Masës, Volumeve dhe Presionit, të cilat njihen në gjithë botën”. Sipas tij, metrologjia është shkenca e matjeve, e cila luan një rol vendimtar në sigurimin e saktësisë dhe besueshmërisë në mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Sistemi kombëtar i metrologjisë në Republikën e Shqipërisë drejtohet dhe koordinohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe përfshin laboratorët e etalonëve kombëtarë, laboratorët e kalibrimit, loboratorët e testimit dhe personat juridikë të autorizuar për kryerjen e aktivitetit të metrologjisë ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments