Gjirokastër/ Përfundon restaurimi i portës në lagjen “Manalat”

0
8

Gjatë kësaj jave DRTK Gjirokastër filloi dhe përfundoi punën në portën e jashtme të banesës së “Ladi Shehu” në lagjen “Manalat” brenda “Zonës së Mbrojtur” të qytetit të Gjirokastrës. Porta është e ekspozuar për syrin e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytet dhe ishte në fazë degradimi. Porta është zëvendësuar me të re duke ruajtur elementët e mëparshëm.

Ndërhyrja është realizuar në bashkëpunim me pronarin e objektit.

Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore, është një qytet i ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Aty gjendet pazari dhe kalaja më e vjetër e gjithë Ballkanit së bashku me shtëpitë më të famshme të familjeve të shquara gjirokastrite. Nga faqja e malit, Gjirokastra shtrihet deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë të bukur në anën lindore të qytetit.

Në Gjirokastër mund të vizitoni Muzeun Kombëtar të Armëve, Muzeun Etnografik e një sërë banesash karakteristike si Zekatet, Babametot, Angonatet, Dulajt etj.

Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe trevat ku flitet shqip.