“Ne kemi 10 ditë që kemi ardhur dhe jemi shumë të kënaqur që vizituam Shqipërinë. Është një vend shumë i bukur.” Kështu u shpreh një turist i huaj që po kalon pushimet verore në bregdetin e Sarandës, por që nuk ka lënë pa vizituar as Butrintin. Një tjetër turist, që po vizitonte Butrintin tha se “janë vende shumë interesante dhe befasuese. Është në gjendje të mirë krahasuar me vjetërsinë që ka ky vend. Le të vazhdojmë ta vizitojmë sa më shumë. Është shumë impresionuese se si këto mure të vjetra janë në këtë gjendje kaq të mirë. Është një vend shumë i bukur, kam qenë në vende të bukura dhe do vazhdojmë, me shpresën që do të vizitojmë akoma gjëra shumë të bukura përgjatë këtij udhëtimi”. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti Shqipëria u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj.