Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për fushata vaksinimi për grupet e rrezikuara – në funksion të rritjes së infeksioneve me koronavirus dhe rënies së shkallës së vaksinimit.
“Është regjistruar një rënie alarmante në mbulimin e vaksinave”, tha ekspertja e OBSH-së Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar normave të ulëta gjatë dy viteve të fundit.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Ndër të gjitha testet e koronavirusit, përqindja e rezultateve pozitive është rritur prej disa javësh dhe është mbi 10%”, raportoi OBSH, bazuar në të dhënat nga 84 vende.
“Në Evropë, norma është mbi 20%”, tha organizata.
“Analizat e ujërave të zeza tregojnë se virusi është shumë më i përhapur sesa sugjerojnë statistikat e infeksionit”, tha Van Kerkhove.
Ajo gjithashtu theksoi se më shumë se 40 atletë kishin rezultuar pozitivë në Lojërat Olimpike në Paris.