Programi italo-shqiptar “PRODAPS” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kredi të buta dhe interes të ulët.
Lajmin e dha sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se, programi italo-shqiptar është një mundësi e artë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Me kredi të buta dhe interes të ulët, ky program synon të mbështesë SME-të në investimet për teknologji dhe pajisje të reja”, theksoi Gonxhja.
Me qëllim lehtësimin e aksesit në kredi, ky program ofron një fond garancie dhe asistencë teknike për të ndihmuar kompanitë të shfrytëzojnë sa më mirë linjën e kredisë, nënvizoi Gonxhja.
Ministri shtoi se, me këtë program, nxitet rritja dhe inovacioni, duke përmirësuar aftësitë teknologjike dhe qasjen në financim për SME-të.