Fotot e sportistëve në lojërat olimpike duke kafshuar medaljet e tyre janë kthyer në një traditë të vërtetë.

Kur një fitues olimpik qëndron në podium dhe merr medaljen e tij, ai pothuajse automatikisht e kafshon atë për një foto.

Fotot e notarit Michael Phelps, atletit Usain Bolt dhe gjimnastes Simone Biles, që pretendojnë të kafshojnë medaljet e tyre të arta janë disa nga fotot ikonike nga Lojërat Olimpike.

Pse është bërë traditë një gjë e tillë? Nuk ka një përgjigje të vetme se përse atletët olimpikë e nisën këtë traditë, por ja çfarë dihet. Si filloi gjithçka nuk dihet, megjithëse konsiderohet një traditë e gjatë olimpike.

Gjatë Lojërave Olimpike Verore të Londrës 2012, David Wallechinsky, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpik, i tha CNN-it se ka të ngjarë të ishte një përpjekje për të “kënaqur median”.

“U bë obsesioni i fotografit”, tha Wallechinsky, bashkautor i “Libri i plotë i Olimpiadës”.

“Unë mendoj se ata e shikojnë atë si pamje ikonike, si diçka që ndoshta mund ta shesin. Nuk mendoj se është diçka që atletët do ta bënin vetë”. Kështu që ju mund t’i falënderoni fotografët olimpikë për fotot ikonike të medaljeve që “kafshohen” ndër vite. Fotografët besojnë se poza e kafshimit të një medaljeje është një pozë që mund të përbëjë faqet e para të gazetave dhe portaleve të nesërmen dhe për këtë arsye u kërkojnë atletëve ta bëjnë këtë.