EU4Culture ia kthen komunitetit të restauruar, kishën e Shën Mërisë në Mamurras

0
1

Një tjetër sit i trashëgimisë fetare e kulturore është restauruar dhe i është kthyer komunitetit, falë programit të Bashkimit Evropian, EU4Culture. Kisha e Shën Mërisë në Mamurras, është Monument Kulture i kategorisë së parë. Të dhënat historike mbedhur nga Theodor Ippen, një diplomat austriak, i cili eksploroi rajonin në shekullin e 19-të, thonë se Kisha e Shën Mërisë ishte nga më të mëdhatë dhe nga kishat më të veçanta, të Shqipërisë mesjetare. Në muret e kishës ka ende mbetje afreskesh në pjesën e brendshme të absidës. Megjithëse kanë mbetur shumë pak, falë strukturës së re, ato tashmë janë të mbrojtura. Lejla Hadzic, këshilltare për trashëgiminë kulturore pranë EU4Culture, shpjegoi procesin e punës për të pranishmit në ceremoninë e inaugurimit. Në ceremoninë e inaugurimit ishte e pranishme Lira Pipa, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Hubert Perr, kreu për bashkëpunimin në Delegacionin e BE në Shqipëri, Majlnda Shqalsi Cara, kryetare bashkie në Kurbin si dhe Pamela Lama, menaxhere e UNOPS.