Indonezia ka ndaluar shitjen e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç. Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve. Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç, ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna. Shitja e cigareve nuk do të lejohet brenda 200 metrave nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin tha se rregullorja pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të transformuar dhe realizuar një ekosistem kombëtar shëndetësor gjithëpërfshirës.