Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEmanuela Rusta, drejton gjysmëfinalen e Evropianit U-19 për vajza

Emanuela Rusta, drejton gjysmëfinalen e Evropianit U-19 për vajza

Kampionati Evropian U-19 për vajza që po zhvillohet në Lituani ka mbërritur në momenti kulminant, ku të mërkurën do të zbulohen dhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe. Angli – Spanjë dhe Holandë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian U-19 për vajza, teksa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes për dy superfida. Drejtësi në takimin Holandë – Francë do të vendosë arbitrja shqiptare Emanuela Rusta. Asistentet e saj do të jenë Fie Bruun dhe Giulia Tempestilli. Në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperotti, ndërsa Marta Frias Acedo do t’i vijë në ndihmë arbitres kryesor Emanuela Rusta nga dhoma e VAR-it. Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta ka gjykuar disa ndeshje në arenën evropiane ku vlen për t’u veçuar takimi SL Benfica W – Barcelona W, në UEFA Women’s Champions League si edhe ndeshja Zvicër – Hungari, e vlefshme për Kampionatin Evropian për vajza. Ndërsa të mërkurën për herë të parë do të vendosë drejtësi në një sfidë gjysmëfinale ku do të përcaktohet se kush ekip Holanda apo Franca do të kalojë në finalen e madhe të Kampionatin Evropian U-19 për vajza. Gjysmëfinalja Holandë – Francë e vlefshme për Kampionatin Evropian U-19 për vajza do të luhet të mërkurën më datë 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ