Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPorti i Durrësit, përpunohen 5 anije me rreth 7701 tonë mallra

Porti i Durrësit, përpunohen 5 anije me rreth 7701 tonë mallra

Në portin e Durrësit vijon puna për ngarkim-shkarkimin e mallrave të ndryshme që importohen/eksportohen nëpërmjet Kompleksit Portual Durrës- Porto Romano. Sipas Autoritetit Portual Durrës gjatë ditës së sotme po përpunohen 5 anije me rreth 7701 tonë mallra dhe 274 njësi konteinerike. APD thekson se volumet tregtare paraqiten me trend rritës, duke dëshmuar se transporti detar dhe logjistika portuale janë kthyer në sektorë mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit. Në portin e Durrësit 21% më shumë njësi konteinerike janë përpunuan në gjysmën e parë të vitit 2024 në Terminalin e Konteinerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments