Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAdhuruesit e kafshëve shtëpiake klonojnë qentë dhe macet e tyre

Adhuruesit e kafshëve shtëpiake klonojnë qentë dhe macet e tyre

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut gjithnjë e më shumë adhurues të kafshëve shtëpiake po klonojnë qentë dhe macet e tyre, shkruan vanityfairitalia.com.

Drejtori i përgjithshëm i ”KrioAsia”, një kompani që operon në këtë sektor që nga viti 2023, deklaron se ”kompania e tij kryen mesatarisht pesë ose gjashtë shërbime të klonimit të qenve në muaj dhe shpesh herë arrin edhe në 10 të tilla”.

”KrioAsia” punon së bashku me profesorin Hwang Woo-suk, i cili ishte i pari që klonoi me sukses një qen në vitin 2005 i cili quhej Snuppy.

Dy vjet më parë, delja Dolly, e para e këtij lloji e klonuar në botë, kishte ngordhur e që atëherë, procesi kishte arritur përsosmëri edhe tek kafshët e tjera.

Gjedhët e klonuara, delet, derrat lejohen për prodhimin e mishit edhe nga Administrata e Barnave Ushqimore e SHBA-së, megjithëse ato përdoren kryesisht për qëllime riprodhuese.

Qentë, kuajt dhe macet, nga ana tjetër, klonohen kryesisht për të mbushur boshllëkun e lënë nga një kafshë shtëpiake.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë kjo procedurë është e ndaluar.

Në vitin 2015, një çift anglez fluturoi në Seul me qeliza të nxjerra nga qeni i tyre, i cili kishte ngordhur 12 ditë më parë, dhe ia besuan fondacionit ”Sooam Biotech Research”, gjithashtu në pronësi të profesorit Hwang.

Pas ndërhyrjes, çifti u kthye me dy këlyshë të tjerë, ndërsa kostoja e klonimit arriti në 60 000 stërlina.

Vendet më aktive në këtë sektor janë, pikërisht, Koreja e Jugut, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2005 e deri më sot, më shumë se 2 000 qen janë klonuar në Shtetet e Bashkuara

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments