Saturday, April 19, 2025
HomeMJEDISPanairi Kombëtar i Artizanatit në Gjirokastër

Panairi Kombëtar i Artizanatit në Gjirokastër

Në Gjirokastër u zhvillua edicioni i pestë i Panairit Kombëtar të Artizanatit. Panairi Kombëtar i Artizanatit u zhvillua në Pazarin e Vjetër dhe pati mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, QKVT dhe bashkisë Gjirokastër. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se ky panair priti rreth 70 artizanë nga e gjithë Shqipëria, ku u promovuan zanatet e gdhendjes së drurit dhe gurit, arti i qëndistarisë, bizhuteritë artizanale e një pjesë e mirë e gatimeve tradicionale të zonës së Gjirokastrës. Ky ishte një aktivitet ku u ndërthur folklori dhe artizanati, prej gurrës së traditës sonë më të mirë popullore. Panairi u shoqërua me muzikë folklorike nga grupi i Libohovës dhe orkestrina me violinistin Xhorxh Gramozi, të cilët shtuan akoma më shumë gjallërinë në këtë festë. Panairi u organizua nga Qendra Kulturore e Veprimtarive Tradicionale dhe TID Gjirokastër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ