Mozaiku i Tiranës po merr jetë falë ndërhyrjes restauruese

0
3

Thesari arkeologjik, Mozaiku i Tiranës, po merr jetë falë ndërhyrjes restauruese, për ta sjellë sërish në vëmendje të vizitorëve. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga restaurimi i këtij mozaiku. Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 nga ndërtimet e një blloku pallatesh. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndërhyrë për ta mbajtur të gjallë këtë monument kulturor, ku aktualisht janë drejt përfundimit rifiniturat e fundit të objektit, organizimi është i tillë që mos të cenojë në asnjë moment gjendjen dhe jetëgjatësinë e objekteve arkeologjike, theksoi Gonxhja. Ministri bëri të ditur se, shumë shpejt dyert do të jenë të hapura për të gjithë vizitorët, për t’u njohur më një copëz historie të së shkuarës tonë, aty ku dikur ka qenë një vilë romake, me kultura e tradita të asokohe. Kjo godinë, përpos historikut të saj, do të shërbejë si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare, nënvizoi ministri Gonxhja.