Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISRestaurohet Kisha e Shën Mërisë në Mamurras

Restaurohet Kisha e Shën Mërisë në Mamurras

Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras tashmë është një tjetër destinacion i turizmit historik e kulturor, falë projektit për rijetësimin e saj, që ka rikthyer vlerat e këtij objekti kishtar që daton prej shekullit XV. Me status Monument Kulture i Kategorisë së parë, kjo kishë i është nënshtruar restaurimit tërësor. Kisha ndodhet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore, që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV. Në kuadër të restaurimit të rrënojave të Kishës së Shën Mërisë, u realizuan disa ndërhyrje. Fillimisht u pastrua hapësira përreth objektit nga vegjetacioni. Po ashtu u hoqën elementët jo autentikë brenda kishës, si dhe u restaurua muri i gurit antik si dhe çarja e mureve të gurit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments