Temperaturat e larta në të gjithë Greqinë kanë një ndikim gjithnjë në rritje në jetën e përditshme të njerëzve dhe sipas sinoptikanëve ”atyre nuk po u duket fundi”. “Për ditët në vijim presim 43 gradë Celsius e më shumë, ndërsa në orët e para të pasdites temperatura arriti sot në 38 gradë C”, sipas meteorologëve. Efektet e të nxehtit janë ndjerë në të gjithë vendin prej disa ditësh, mbi të gjitha në qytetin port perëndimor të Patrës. Nxehtësia ka shtrembëruar edhe shinat hekurudhore në qytet. Mbrojtja Civile Greke ka ftuar edhe një herë të moshuarit dhe të sëmurët që të mos dalin në orët e mesditës. “Gjëja më e keqe është se nuk mund të flemë as natën për shkak të vapës”, ​​tha një kalimtar në Athinë për televizionin grek. Autoritetet thonë se rreziku i zjarreve është gjithashtu shumë i lartë për shkak të thatësirës, ​​të nxehtit dhe erërave të forta që po fryjnë aktualisht mbi detin Egje’. Javët e fundit në Greqi kanë rënë qindra zjarre. Që nga fillimi i qershorit, termometrat në pothuajse të gjitha rajonet e Greqisë kontinentale tregojnë temperatura deri në 40 gradë Celsius. Meteorologët e kanë shpallur këtë vit qershorin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1890.