Interesi i turistëve për të vizituar Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është tepër lartë. Sipas Drejtorit Luçjan Bedeni 6-mujorin e parë të këtij, viti muzeu është vizituar nga 9000 turistë, rreth 3000 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. “Këtë vit statistikat janë gjithnjë e në rritje, me rreth 9 mijë vizitorë”, tha Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Në muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, prej vitesh kryesojnë turistët nga Evropa Qendrore. “Muzeu Marubi gjatë këtyre viteve, eshte vizituar më së shumti nga të huaj që vijnë nga Evropa Qendrore, por vërehet një numër në rritje i vizitorëve spanjollë”, u shpreh Bedeni. Në vitin 1970 u themelua Fototeka Marubi dhe në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i cili sot konsiderohet si një nga muzetë unik në Evropë. Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë.
Muzeu “Marubi”: Rreth 9 mijë vizitorë në 6 muaj
RELATED ARTICLES