Thursday, November 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESulmi terrorist në Banjskë, pjesë e raportit të DASH-it

Sulmi terrorist në Banjskë, pjesë e raportit të DASH-it

 Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportet për Liritë Fetare nëpër vende të ndryshme të botës, ku është përfshirë edhe Kosova.

Në këtë raport për Kosovën është përfshirë edhe sulmi në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës nga grupi i armatosur serb, organizimin e të cilit e kishte marrë përsipër më vonë politikani serb nga Kosova, Millan Radoiçiq, i cili nga institucionet e Kosovës më pas u deklarua terrorist.

“Më 24 shtator, një grup i organizuar, i armatosur dhe i trajnuar i serbëve etnikë sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë një rreshter policie dhe duke plagosur dy oficerë të tjerë. Më pas, grupi hyri me forcë në kompleksin aty pranë të Manastirit të Banjskës dhe luftoi me policinë për disa orë, duke përfshirë edhe nga prona e manastirit, ndërsa abati i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe afërsisht 40 pelegrinë nga Serbia u izoluan në manastir derisa grupi u largua. Policia tha se tre sulmues u vranë gjatë përleshjes”, thuhet në raportin e DASH-it.

Më tej thuhet se: “Pas luftimeve, policia dhe personeli i Forcave të NATO-s në Kosovë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) hynë në manastir dhe gjetën personelin e KOS-it dhe pelegrinët atje të padëmtuar. Sipas KOS-it, manastiri pësoi dëmtime të vogla në portat dhe derën e konakut, e cila ishte jashtë ndërtesës kryesore të manastirit”.

Më tej thuhet se pas luftimeve, policia dhe personeli i Forcave të NATO-s në Kosovë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) hynë në manastir dhe gjetën personelin e KOS-it dhe pelegrinët atje të padëmtuar. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments