Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINdryshimet në ligjin “Për peshkimin”: Përafrim me legjislacionin e ri të Bashkimit...

Ndryshimet në ligjin “Për peshkimin”: Përafrim me legjislacionin e ri të Bashkimit Evropian

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se ky vendim do kontribuojë në përditësimin dhe përafrimin me legjislacionin e ri të Bashkimit Evropian në fushën e peshkimit, rregullimin dhe përmirësimin e dispozitave lidhur me infrastrukturën e peshkimit, mënyrën e menaxhimit dhe transferimit të saj, si dhe rishikimin e nivelit të masave për sanksionet e parashikuara.

“Këto ndryshime reflektojnë angazhimin e qeverisë për të zhvilluar më tej sektorin dhe për të rritur konkurrueshmërinë e peshkimit shqiptar në tregjet ndërkombëtare”, tha ajo.

Në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19 338 tonë nga 17 799 tonë që ishte në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 8.65 %.

Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë “akuakultura” me 47.27 % dhe “ujërat e brendshme” me 25.12 %, pasuar nga peshkimi “detar” me 22.02 %, ndaj prodhimit gjithsej. Specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është karkaleci i thellësisë me 19.42 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments