Do të përfshihet nga masa ajrore të nxehta edhe Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të lagështirës në ajër. Temperaturate ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 18°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor
Masat e nxehta Afrikane kanë përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut; duke diktuar kushtet e motit KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime si edhe tempereatura mjaft të larta. Ndërsa; pasditja dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 19°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 39°C. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe hera herës mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor
Zhvillimi i një qëndre ciklonare në brigjet në Veriore të Europës do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe ishujt Britanikë duke sjellë rrebehse hsiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi breshëri NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; do të paraqiten; gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez; si pasojë e valëvë të nxehtit Afrikan.