Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPjetër Arbnori, figurë e shquar e politikës shqiptare

Pjetër Arbnori, figurë e shquar e politikës shqiptare

Pjetër Arbnori, i quajtur gjithashtu “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës prej 28 vitesh kaluar në burgjet e diktaturës komuniste.

Pjetër Arbnori lindi më 18 janar të vitit 1935 në qytetin e Durrësit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat partizane vranë babain e tij dhe qëndrimi antikomunist i familjes së tij do të ishte shkak që Pjetër Arbnorit t’i mohohej e drejta për të vazhduar shkollën e lartë, edhe pse të mesmen e kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Duke mos u pajtuar asnjëherë me vijën politike të regjimit komunist, ai dhe intelektualë të tjerë krijuan në fshehtësi Lëvizjen Social-Demokrate, e cila u zbulua nga Sigurimi i Shtetit.

Fillimisht atij iu dha dënimi me vdekje, por ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë ku ai bënte pjesë. Pas përfundimit të dënimit, ai u ridënua, duke vuajtur 28 vite në burgun e Burrelit.

U lirua në vitin 1989, vit ku tashmë ndihej era e ndryshimit. Ishte mjaft aktiv në luftën për rrëzimin e regjimit komunist si dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shkodër. Në vitet 1992-1997 shërbeu si Kryetar Kuvendi.

Pas vitit 1997 ai bëri përpjekje që censura e shtetit në media të eleminohej. Ndryshimet në ligj që pasuan në këtë fushë u quajtën “Amendamenti Arbnori”.

Pjetër Arbnori shkroi: “Kur dynden vikingët”, “Bukuroshja me hijen”, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura”, “Vdekja e Gebelsit” “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, “Letër nga burgu”etj.

Vdiq në Itali, në korrik të vitit 2006.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments