Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar çdo muaj korrik sjell programin “Origjina dhe artizanati”, një projekt i përqendruar në përcjelljen ndër breza të punës së dorës e trashëgimisë popullore. Një punë e shkëlqyer dhe po aq e vështirë, ka qenë ndër shekuj gdhendja e drurit. E përhapur në të gjithë Shqipërinë, prej kohëve të lashta, me specifikat e çdo vendi, gdhendja e drurit ka zënë gjithmonë një vend tepër të rëndësishëm në jetesën e popullit, duke nisur nga objektet e nevojshme, të përdorimit të përditshëm, deri tek objekte e zbukurimit. Disa prej këtyre objekteve MKMA ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përfshihen: motive gjeometrike, floreale dhe zoomorfe, të gdhendura me mjeshtëri. Në kuadër të programit mbi trashëgiminë kulturore, traditën dhe artizanatin do të ekspozohen: -Koleksioni i gdhendjeve në dru në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, -Ekspozita nga artizanë të cilët ende vazhdojnë traditën me fanatizëm, -Biseda me artizanin për të mësuar më shumë rreth punës së tij. -Do të zhvillohen punëtori të ndryshme ku në fokus do të jenë fëmijët. Njohja me artizanatin dhe mënyrat e jetesës. -Ekspozitë në bashkëpunim me Muzeun e Manastirit, ku kemi shumë të përbashkëta midis kulturës së gdhendjes së drurit, traditës dhe trashëgimisë. MKAM, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat do të ekspozohen si një shembull i mirë, i pasurisë sonë kombëtare. Nje prej tyre eshte ikonostasi me origjinë nga fshati Rehovë, Kolonjë (Nr. 7477) i shek. të 19-të dhe që qëndron madhështor i ekpsozuar në MKAM duke treguar mjeshtërinë e gdhendjes së drurit dhe realizimin e lartë artistik të motiveve floreale dhe zoomorfe.
Muzeu i Artit Mesjetar, fokus përcjelljen ndër breza të trashëgimisë popullore
RELATED ARTICLES