Pas analizave të kryera, uji i pijshëm në Bulqizë rezultoi pa ndotje bakteriologjike. Mjeku Shahin Kaja bëri të ditur për mediet se analizat u kryen, për shkak të paraqitjes sot në spital të 90 personave nga Bulqiza, që ishin me shenja të virozave të stinës, të vjella apo heqje barku. Edhe më herët gjatë ditës së sotme mjeku Kaja tha se nuk ishte uji i pijshëm shkak i situatës, pasi gjeografia nga e cila u paraqitën pacientët është e gjerë dhe nuk prek një ujësjellës. “Nga e shtuna ka pasur një fluks të shtuar të njerëzve që paraqiten me shenja diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta, siç thonë mjekët. Bëjnë një serum dhe kthehen në banesë. Fluksi është i shtuar”, theksoi Shehu.