Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Bujqësia është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore ka nxitur shtimin e sipërfaqeve të mbjella në gjithë territorin e vendit, kjo falë edhe aplikimit të skemave mbështetëse për fermerët.