Pritet përmirësim i kushteve atmosferike; duke sjellë në territorin Shqiptar; mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë orëve të paradites; POR pasditja do të sjellë vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjtihë vendin KU më dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe shtrirjen Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 14°C ndërsa maksimalja pritet në Gjirokastër deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior; kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.