Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALELirimi i hapësirave në plazhe, shtatë të proceduar në Durrës

Lirimi i hapësirave në plazhe, shtatë të proceduar në Durrës

Policia e Durrësit ka nisur planin operacional “Plazh i lirë”, i cili synon lirimin e hapësirave në plazhe të zëna në kundërshtim me ligjin. Policia e Durrësit njofton se në kuadër të këtij plani, kontrollet dhe verifikimet janë kryer në tre plazhe të ndryshme, ku janë evidentuar katër raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë pa leje, si dhe katër raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë proceduar penalisht shtatë shtetas të cilët janë përgjegjës për këto paligjshmëri. Janë sekuestruar gjithashtu 52 çadra dhe 106 shezlongë të vendosur pa leje. Komisariati i Policisë Durrës ka për qëllim të garantojë zbatimin e ligjit nga subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike gjatë sezonit turistik në zonën bregdetare të qarkut Durrës. Nga kontrollet e kryera në subjekte të ndryshme në tre plazhe, janë konstatuar dhe goditur tetë raste të paligjshmërive kundër mjedisit dhe financiare, për të cilat janë referuar materialet në Prokurori. Plani operacional “Plazh i lirë” vijon intensivisht, dhe Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve që të mos zënë pa autorizim hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments