Peshëngritësi Samuel Rrasa është shpallur kampion Evrope, duke ngritur 135 kg, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë që po zhvillohet në Selanik, Greqi.
Rrasa, i cili mori pjesë tek gara për peshat deri në 73 kilogramë për moshën deri në 17 vjeç, fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 125 kilogramë.